Romela Begaj: “Për medaljen ne Olimpiadë”

Kampionia e Europës në shkëputje për peshën 58 kg, Romela Begaj dha këtë intervistë nga Linjano të Italisë për gazetarin televizionin "Ora News", Jagert Dyrmishi.
Si do ta përkufizonit këtë sukses tuajin në Kampionatin Europian që po zhvillohet aktualisht në Linjano të Italisë?
Kjo është shume e vecantë për mua, pasi fitova për herë të parë tri medalje në gara ndërkombëtare. Ishte shumë bukur dhe unë shpreh mirënjohjen time gjithë atyre që bënë të mundur këtë.
Shpresoj se shteti shqiptar të na vlerësojë më shumë tani, se na ka vlerësuar më parë.
Është një rezultat shumë i mirë, mendoni se mund të kishit marrë dicka më shumë. Në provën e tretë tentuat 115 kg dhe dështuat, mos ndoshta ishte një nxitim. Me një peshë 113 lg mund të kishit marrë edhe medaljen e artë në dygarësh?
Normale, por ajo nuk ishte një nxitim, por një vonesë për tri sportistet nga dy minuta dhe u ftoha pak, nuk ishte faji im dhe askujt.
Rezultati juaj sa garanci jep për Olimpiadën e Pekinit, të shpresojmë dhe për një medalje aty, pasi në Pekin do të keni edhe kundërshtaren aziatike, që nuk merrte natyrisht pjesë në Europian
Normalisht që unë dhe trajneri im Hektor Shaqiri, që e falënderoj aq shumë, shpresoj të shkojmë në Olimpiadë dhe pse jo edhe për medalje.
Deri pak kohë më parë ishte Fetie Kasaj idhulli i shtangës shqiptare, tashmë mund të themi se është Romela?
Normalisht ajo (Fetia) mbetet si një shtangiste shumë e mirë. Unë shpresoj të rris më shumë emrin, për shqiptarët kudo që ndodhen dhe për të gjithë mundim tim që bëj.