E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajko, debutim me fitore ne stolin lezhjan

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Neptun Bajko debutoi me një fitore në bankinën e Besëlidhjes, kur skuadra lezhjane mposhti në shtëpi 2-1 Shkumbinin, me të njëjtën rezultat që peqinasit kishin fituar në fazën e parë. Një gol brenda 40 sekondave nga maqedonasi Gove Petrevski dhe një penallti e realizuar në minutën e 77-të nga malazezi Micic i dhanë tri pikë të cmuara Besëlidhjes që tashmë rikthehet sërish mbi Teutën e Skënderbeun. Për Shkumbinin, në krizë besimi dhe pa disa titullarë, shkurtoi diferencën Gentian Stojku (41'), i cili shfrytëzoi pasin e bukur të Klevis Dalipit.

Beselidhja-Shkumbini 2-1
8.12.2007, ora 14:00
Stadiumi: "Beselidhja", Lezhe
Gjyqtare: K.Meta, F.Elezi-A.Mali
Bilanci: 12 ndeshje; 5 fitore Beselidhja, 1 barazim, 6 fitore Shkumbini. Golat: 14-19
Faza e pare:
Shkumbini-Beselidhja 2-1
Faza e dytë:
Beselidhja- Shkumbini 2-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›