E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa, e sëmura e kampionatit: tri humbje rresht

Besa nuk "përmendet" dot në fazën e dytë – tri humbje, në po aq ndeshje- , edhe pse në krye të saj erdhi një teknik i elitës si Sulejman Starova, duke i lënë një shije të hidhur 3-herë kampionit si trajner në debutimin e tij në bankinën e katërt të një skuadre pas atyre të Partizanit, Tiranës e Teutës.
HEROI GUGA - Flamurtari me fitoren 1-0 në Vlorë morri revanshin ndaj Besës pas humbjes në fazën e parë (2-0), por është mbrojtësi vlonjat 21-vjecar, Bledian Guga heroi i takimi, pasi me golin e tij dy minuta pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës i dha tri pikë të cmuara skuadrës së tij pas humbjes me Tiranën (2-0) në kryeqytet dhe barazimin me Skëndërbeun (1-1) në Korcë. Flamurtari e paralajmëroi fitoren qysh në pjesën e parë kur vetëm zoti e shpëtoi Besën nga goditja e Nevian Canit, që goditi shtyllën horizontale në minutën e 6-të. Disa ngacmime të Mancakut ishin t pamjaftueshme për të mposhtur Mockën e ri, që tashmë është kthyer në titullar të padiskutueshëm të formacionit të Eqerem Memushit.
BESA E SËMURË - Pas humbjes befasuese me fushën asnjanjësë të "Roza Haxhiut" me Kastriotin (1-2) kur në drejtim ishte ende Silviu Dumetresku, te ajo me Teutën në shtëpi (0-1) kur në drejtim të skuadrës i komanduar ishte ndihmëstekniku Iljaz Haxhia dhe deri te humbja e fundit në transfertën e Vlorës më Flamurtarin (1-0), Besa po përjeton një krizë të thellë jo vetëm rezultatesh, por edhe besimi. 24 pikët e grumbulluara gjatë 11 javëve të fazës së parë, ku dhe fitoi titullin simbolik "kampion vjeshte" nuk janë shtuar as edhe me "njëckë" nga nëntë pikët e patura në dispozicion, kur në fazën e parë pas tri takimesh Besa kishte marrë 100 për qind të pikëve.
STAROVA - Flamurtari do të udhëtojë drejt Elbasanit ndaj të cilit humbi fazën e parë 1-0 me golin e shënuar nga një djalë vlonjat si Fjodor Xhafa, ndërsa Besa do të presë në shtëpi Skëndërbeun për të shijuar fitoren e parë në fazën e dytë. Por kujtimet e rrënqethin ish-trajnerin e Tiranës, Sulejman Starovën, i cili u shkarkua pikërisht nga drejtimi i bardhebluve pas humbjes me skuadrën korcare.

Flamurtari-Besa 1-0
8.12.2007, ora 14:00
Shënues: Guga 47'
Stadiumi: "Flamurtari", Vlore
Gjyqtare: A.Janku, G.Qirici-E.Miho
Bilanci i azhurnuar: 116 ndeshje; 30 fitore Flamurtari, 31 barazime, 55 fitore Besa. Golat: 146-103
Faza e parë:
Besa-Flamurtari 2-0
Faza e dytë
Flamurtari-Besa 1-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›