Dinamo, kundër Kastriotit vendos çifti “P & P”

Dinamo rimori e vetme kreun e Superligës pas fitores së pastër 0-3 më transfertën me Kastriotin, që e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Kalarit.
Një gol i shpejtë i kroatit Pero Pejic dhe dy gola të vonshëm të tiranasit Sebino Plaku vulosën fitoren e pestë në transfertë tëe formacionit të Agim Canajt, skuadrës së vetme që nuk e njeh humbjen jashtë shtëpisë.
Dinamo luajti më rritëm të kënaqshëm edhe pse në një "Ruzhdi Bizhuta" thuajse të zbrazur kishte përballë një skuadër shumë pak të motivuar për të tregur futbollin e një ekipi të Kategorisë Superiore.
Nëse futbollistët e Canajt kishin ditë që kishin paralajmëruar fitoren ndaj krutanëve, ish-trajneri i Dinamos, Vasil Bici, tashmë në drejtimin e Kastriotit, në kundërt kishte ditë që mbulonte shqetësimin e tij për gjendjen e zbehtë psikologjike të skuadrës së tij, situatë që reflektoi jo pak përballë kryesuesve "arrogantë" gjatë 90 minutave të takimit.
Për ta bërë edhe më të trishtuar ambientin krutan u desh edhe kartoni i kuq i marrë nga Renato Kalari, i porsa rikthyer nga pezullimi.
Sulmuesi kroat i Dinamos, Pero Pejic në ndeshjen e parë shënoi tre nga katër golat në fitoren e fundit ndaj Kastriotit në Tiranë (4-0) ndërsa Plaku plotësoi pokerin dinamovit. Në takimin e kthimit të luajtur në Elbasan, për shkak të rikonstruksionit të stadiumit të Kastriotit, Plaku shënoi dy gola, ndërsa Pejic një. Por në total cifti "P&P" (Peric-Plaku) kanë shënuar shtatë gola kundër Kastriotit, ndërkohë që portieri i Dinamos - njëhërësh edhe më i miri deri tani, me vetëm 4 gola të pësuar në 14 ndeshje - e hermetizoi sërish portën ndaj Rizvanollit me shokë.
Tri golat e shënuar në ndeshjen e 14 midis tyre e cuan në 30 kuotën e golave dinamovitë kundër Kastriotit, ndërkohë që Dinamo regjistroi fitoren e nëntë përballë vetëm 4 fitoreve të Kastriotit.
Kastrioti-Dinamo 0-3
8.12.2007, ora 14:00
Shënues: Pejic, Plaku (2)
Stadiumi: "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan
Gjyqtare: Sh.Guce, D.Koreshi-A.Pregja
Bilanci i azhurnuar: 14 ndeshje; 4 fitore Kastrioti, 1 barazim, 9 fitore Dinamo. Golat: 8-30
Faza e pare:
Dinamo-Kastrioti 4-0
Faza dytë
Kastrioti-Dinamo 0-3