E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqe në Shkodër, Partizani humb kreun

Supersfida e javës së 14-të e Kategorisë Superiore, Vllaznia-Partizani, prodhoi një rezultat të barabartë 1-1, edhe pse dy skuadrat u përpoqën shumë të mposhtnin njëra-tjetrën në projektorët e "Loro Boricit".
Kapiteni i shkodranëve, Safet Osja, shënoi golin e parë në minutën e 19-të me një gjuajtje të jashtëzakonshme nga 30 metra, që befasoi jo pak portierin e Partizanit.
Të kuqtë u organizuan dhe gjatë një aksioni të rrjedhshëm barazuan në minutën e 33-të me anë të Elis Bakajt, i cili kishte shënuar edhe golin e vetëm në fitoren e Partizanit gjatë fazës së parë.
Në pjesën tjetër të lojës dy formacionet krijuan jo pak raste shënimi, por si vija e parë e Partizanit (më pranë golit) ashtu edhe Vioresin Sinani i Vllaznisë nuk mundën dot të gjenin rrjetën. Duhet përmendur edhe debati i mesfushorit të Partizanit, Blendi Shkëmbi me trajnerin Hasan Lika, pas zëvendësimit të korcarit, i cili prodhon sërish polemika.
Me barazimin në Shkodër, Partizani ia "dhuroi" kryesimin Dinamos, tashmë në kuotën e 28 pikëve, 2 më shumë se formacioni i Likës.
Vllaznia nga ana e saj, u barazua me Tiranën me nga 22 pikë.
Vllaznia-Partizani
8.12.2007, ora 15:30
Stadiumi: "Loro Borici", Shkoder
Gjyqtare: S.Jareci, E.Doda-D.Rexha
Bilanci i azhurnuar: 129 ndeshje; 38 fitore Vllaznia, 33 barazime, 58 fitore Partizani. Golat: 132-182
Faza e pare:
Partizani-Vllaznia 1-0
Faza e dytë
Vllaznia-Partizani 1-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›