Minutat mitike 81 të Bejzades kunder Teutes

Është e pabesueshme. Gati mistike. Elbasani fiton 1-0 në të dyja takimet me Teutën dhe shënon i njëjti autor: Skerdi Bejzade. Dhe për ta intriguar edhe më shumë rastin, golat shënohen në të njëjtën minutë: 81, si në ndeshjen e javës së tretë në "Ruzhdi Bizhuta", ashtu edhe në javën e 14-të në "Niko Dovana".
"Arusha verdheblu", sic thirret tiranasi i fuqishëm me golin e tij të vonshëm i shkaktoi humbjen e parë trajnerit Kristaq Mile, dhe të pestën në Durrës në shtatë takime, për të paralajmëruar se kriza e djemve të detit është e thellë.
Teuta nuk po gjen dot shërim, edhe pse drejtohet nga trajneri i tretë. Fitorja me Besën (1-0) një javë më parë me sa duket ishte më shumë një produkt aleancash midis fqinjëve (që marrin e japin hua).
Teuta, e ndjekur si gjithmonë nga një minumim mbështetësish, e nisi më i impenjuar takimin kundër dyherë kampionëve të Shqipërisë. Goli i anulluar i Likmetës në minutën e 22-të i dëmtoi jo pak psikologjikisht formacionin durrsak. Qazim Buna ekzekutoi një goditje të lirë, portieri i Elbasanit, Ilion Lika, e grushtoi topin dhe Arben Likmeta e dërgoi më pas në rrjetë. Por, për anësorin Mustafaraj goli ishte i parregullt. Sidoqoftë, Elbasani e dha sinjalin e golit duke goditur gjatë lojës traversën. Pjesa e parë u mbyll e barabartë, ndërsa dhjetë minuta përfundimit të takimit, Skerdi Bejzade përfitoi duke shënuar golin e fitores. Për të përmendur gjatë takimit ishte edhe një debat i shpejtë midis Labinot Halitit dhe trajnerit të Teutës, Mile, në lidhje me zëvendësimin e futbollistit të ardhur nga kampionatin austrialian.
Teuta me humbjen e nëntë sezonale rikthehet sërish në vendin e parafundit duke parë se Besëlidhja, tashmë në duart e Neptun Bajkos, fitoi në Lezhë me Shkumbinin (2-1).
Teuta-Elbasani 0-1
8.12.2007, ora 14:00
Shënues: 81' Bejzade
Stadiumi: "Niko Dovana", Durres
Gjyqtare: T.Latifi, L.Mustafaraj-M.Dervishi
Bilanci i azhurnuar: 123 ndeshje; 40 fitore Teuta, 28 barazime, 55 fitore Elbasani. Golat: 125-125.
Faza e pare:
Elbasani-Teuta 1-0
Skerdi Bejzade 81'
Teuta-Elbasani 0-1
Skerdi Bejzade 81'