Bajram Curri, tentojnë t`i vjedhin shtëpinë, plagoset pronari

Shkojnë për t`i grabitur shtëpinë por hasin në rezistencën e pronarit dhe e plagosin me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Dardania” të qytetit të Bajram Currit ku shtetasi Xhevahir Gjoçaj është plagosur gjatë një përleshje me grabitësit të cilët i kishin hyrë në shtëpi për ta vjedhur.
Sipas informacioneve Gjoçaj ishte i vetëm në shtëpi kur ka parë që dy persona të armatosur dhe me maska kishin hyrë në banesën e tij.
Menjëherë pronari i shtëpisë është përpjekur t`i ndaloj grabitësit por pas përleshjes me ta ai është plagosur.
Ai është dërguar me urgjencë në spita dhe sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona të cilët dyshohen si autor të ngjarjes ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.