Tiranë, plagoset me armë një efektiv policie

Një efektiv policie është plagosur me armë mesditën e sotme në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka Rrugën e Kavajës, pranë kryqëzimit të "21 Dhjetorit" ku 42-vjeçari Dëfrim Musai, me detyrë punonjës policie i cili ishte duke udhëtuar me makinën e tij me targë TR 7380 I në momentin kur është qëlluar me armë nga persona të panjohur.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Sipas policisë nga hetimet paraprake, rezulton se ngjarja nuk ka të bëjë me motive për shkak të detyrës.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.