E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajramaj e Alushi ‘in a relationship’

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 11:57

Futbollistja kosovare Fatmire Bajramaj, e cila po kalon momentet kulmore të karrierës, ka bërë të ditur në profilin zyrtar të saj në rrjetit social Facebook se ka filluar një lidhje me reprezentuesin e Kosovës, Enis Alushin, i cili aktivizohet te skuadra gjermane Paderborn.

Sulmuesja e përfaqësueses së Gjermanisë së fundi është bërë imazh i ri i gjigantit të pajisjeve sportive, Nike. Bajramaj, e cila këtë sezon është shpallur kampion i Gjermanisë me Turbine Potsdamin, nga sezoni i ri do ta veshë fanellën e klubit FFC Frankfurt.

Kurse i dashuri i kosovares, Enis Alushi me sukses është duke luajtur në Bundesliga 2 me skuadrën e Paderbornit. 25 vjeçari ka gjasa që gjatë kësaj vere të transferohet te ndonjë klub nga elita e futbollit gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›