E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajramaj, më e mira në Gjermani

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 11:40

Fatmire Bajramaj është zgjedhur futbollistja më e mirë e vitit në Gjermani, pas zgjedhjeve që u bënë nga magazina sportive gjermane ‘Kicker’. Futbollistja e FFC Frankfurt grumbulloi 223 vota nga 837 gjithsej. Pozita e dytë dhe e tretë i takoi Inka Grings nga Duisburg dhe Birgit Prinz nga Frankfurt, që grumbulluan nga 88 pikë.

“Ky çmim më bën mjaft të lumtur. Mirëpo, futbolli është një sport kolektiv, kështu që nuk e marr shumë seriozisht këtë shpërblim. Më duhet ta falënderoj ish skuadrën time, Turbine Potsdam. Pa ish bashkëlojtaret nuk do të mund ta arrija këtë sukses”, deklaroi Bajramaj për mediat gjermane.

Edhe pse u la në bankën rezervë në Kampionat Botëror, ku Gjermania u eliminua herët, ‘Lira’ pati një vit fantastik, me ç’rast u zgjodh edhe lojtarja e tretë më e mirë në botë.

Ndërkohë, sa i përket çmimit të lojtares më të mirë në Gjermani, Grings e kishte fituar këtë çmim në dy vitet e fundit, kurse Prinz e kishte rrëmbyer këtë mirënjohje në tetë vitet e kaluara.

Ndërkohë, sa u përket çmimeve tjera, Manuel Neuer u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Gjermani. Kurse, trajneri i Borussia Dortmundit, Juergen Klopp, u zgjodh trajneri më i mirë i vitit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›