E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Edhe ne mund të mposhtemi

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ata e dinë se mund të humbasin ndonjë ndeshje.

City kaloi në avantazh të hershëm në Stamford Bridge përmes një goli të shënuar nga Mario Balotelli, por humbi avantazhin që në pjesën e parë pas golit të barazimit të Raul Meireles. Fitoren Bluve ua solli zëvendësuesi Frank Lampard nga penaltia në fund të pjesës së dytë.

“Ne ende jemi në krye. Ne e dimë se ishte një mundësi për të humbur një ndeshje. Por ne shpresojmë se pas kësaj ne do të barazojmë ose fitojmë ndeshjet e mbetura”.

“Lojtarët e Chelseat ishin vërtet të kënaqur pasi na mposhtën ne. Kjo tregon se ne jemi top-ekipi për momentin dhe se të gjitha ekipet dëshirojnë të na mposhtin, dhe kjo është e rëndësishme për ne. Ne ia dolëm mirë deri tani dhe duhet të vazhdojmë. Shpresoj se ne mund të vazhdojmë edhe 14 ndeshje pa humbje”, ka deklaruar Mancini për Sky Sports.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›