E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaka viziton FC Prishtinën

Ylli i ri i Baselit, të hënën ishte në Kosovë. Gjatë qëndrimit në vendlindje, Granit Xhaka e ka shfrytëzuar rastin t’ia bëjë një vizitë klubit të FC Prishtinës. Në stadiumin e kryeqytetit, 19 vjeçari u prit nga presidenti i klubit Remzi Ejupi, i cili ia dhuroi një fanellë të klubit bardh e kaltër. Reprezentuesi i Zvicrës edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Zvicër, tregon se asnjëherë nuk e harron e as nuk do ta harrojë vendin ku ka lindur.

Me paraqitjet e shkëlqyeshme, 19 vjeçari ka rënë në sy të shumë klubeve, derisa Hamburgu dëshiron ta transferojë qysh në janar. Xhaka ka thënë se njëherë po ndihet mirë te Baseli, derisa ka treguar se një ditë ëndërron të luajë për gjigantin gjerman Bayern Munchen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›