E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajrami arrin marrëveshje me Twenten

Emir Bajrami ka arritur marrëveshje me ekipin Twente, shkruante të hënën uebfaqja holandeze, voetbalprimeur.nl. 22 vjeçari e kishte një test të hënën me kampionin e Holandës, pas së cilit futbollisti kosovar pritet ta nënshkruajë një kontratë trevjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Bajrami njihet si njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit suedez.

Ai kishte oferta edhe nga Gjermania, nga klubet Borussia Monchengladbach e Hamburg, por edhe nga skuadra franceze Valenciennes, por duket se ai vendosi për ekipin holandez. Sipas mediave suedeze, Twente ia ka paguar klubit aktual të futbollistit, Elfsborg, 4 milionë euro për mesfushorin kosovar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›