Bajramit i ndërrohet kundërshtari

Kick-boksieri kosovar, Xhavit Bajrami, në meçin e 8 majit nuk do të boksojë kundër kampionati të Anglisë, Chris Knowels, ashtu siç ishte paralajmëruar. Anglezi ka pësuar një lëndim, i cili e ka detyruar të tërhiqet.
Pas tërheqjes së Knowelsit, Bajramin në mbrojtjen e titullit të kampioni të botës në ISKA, pritet ta sfidojë kampioni i Ukrainës, Dmytro Bezus.
“Ju njoftojmë se kemi marrë letër konfirmimi nga ISKA UK, se kundërshtari juaj, Chris Knowles nuk mund të luftojë për titullin e kampionit të botës, më 8 maj, për shkak të një lëndimi në dorën e djathtë. Kundërshtari i ardhshëm është ukrainasi Dmytro Bezus”, thuhet në letrën e ISKA’s, dërguar në adrës të Bajramit.
Xahvit Bajrami titullin e kampionit në versionin ISKA e kishte fituar në nëntor të vitit të kaluar, po në kryeqytet. Kick-boksieri kosovar nuk e ka fshehur dëshirën e tij për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës në Prishtinë.