Drenica kërcënon Prishtinën

Përballja ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës, e cila zhvillohet të shtunën në Skenderaj (15:00) do ta hapë xhiron e 26 të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Drenica do t’i matë forcat ma kampionin aktual, Prishtinën, skuadër kjo që po synon ta mbrojë titullin e kampionit dhe e cila po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme në këtë pranverë.
Por, bardhekaltrit do ta kenë vështirë në këtë takim, sepse do të jenë mysafirë të kuqezinjve, të cilët në shtëpi i kanë mposhtur të tri skuadrat e tjera që synojnë titullin e kampionit: Trepçën, Besën e Hysin.
Andaj, kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku beson se i njëjti fat do ta përcjellë edhe Prishtinën, e cila aktualisht është larg liderit, Trepçës, vetëm pesë pikë, tetë xhiro pa përfunduar kampionati.
“Prishtina po kalon nëpër një formë të mirë dhe ka fond të pasur me futbollistë. Kjo skuadër në dy vitet e fundit është kampion dhe meriton respekt. Nuk do ta kemi lehtë. Por në shtëpi i kemi mposhtur edhe tri ekipet e tjera pretenduese për titull dhe i njëjti fat besoj se do ta përcjell edhe Prishtinën”, deklaroi Lushtaku për Express.
“Duam të fitojmë, sepse këto tri pikë do të na stabilizonin bukur shumë gjendjen tonë në tabelë”, shtoi ai.
Në anën tjetër, edhe kryetrajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi thotë se ekipi i tij është i gatshëm për këtë betejë, në të cilën dëshiron të triumfojë.
“Drenica ka lojtarë cilësorë dhe po luan shumë mirë. Ka një ekip të komponuar mirë. Edhe kur humbin, humbin me rezultat të ngushtë. Megjithatë, ne jemi të gatshëm për këtë takim. Kemi punuar në korrigjimin e gabimeve që i bëmë në ndeshjen e fundit ndaj Ferizajt dhe ato gabime shpresoj të mos i përsërisim më”, tha Krasniqi për Express.
“Kështu, ndeshja do të jetë mjaft e fortë. Ne do të aplikojmë futboll të bukur dhe duke aplikuar lojë të mirë, normalisht se vjen edhe rezultati i mirë. Pra, synojmë të vazhdojmë me rezultate të mira, andaj ne i synojmë edhe pikët e plota nga ky takim”, pohoi Krasniqi.
Superliga – xhiroja 26
E shtunë
Drenica – Prishtina
E diel
Liria – Ferizaj
Vëllaznimi - Besa
Flamurtari – Hysi
Gjilani – KEK-u
Kosova (V) – Trepça
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 15:00