E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajroni i dashuruar

Autori i Lajmit: red.
E vetmja dashuri e fundit dhe e vërtetë femërore e tij ishte kontesha Guiçioli, që i ka shkruar kujtimet mbi jetën e saj dhe të Bajronit në Itali. Bajroni pretendon se ka shkuar me 200 femra në Venecia, dhe kjo të ngjan me sjelljen e komandantit Guevara, sa herë që ai hynte në ndonjë fshat.

Në lidhje me librin e fundit për Lord Bajron, Nicholas Shakespeare, shkruan: “Gjyshi im poet besonte në faktin që ai ishte rimishërimi i vetë Lord Bajronit. Sigurisht që unë nuk i besoja, derisa takova një burrë gjatë një vizite në Shqipëri, pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës, të cilit i ishin dashur plot 16 vite për të shkruar një libër për ato pak javë që Bajroni kishte kaluar në vendin e tij”. Në përgjithësi, librat mbi Bajronin tentojnë të thonë diçka më tepër për këmbën e djathtë të deformuar të poetit, duke përndjekur dhe sot shpirtin e tij. Ecjen e tij të çalë, gruaja e tij mund ta dëgjonte që prej krevatit të saj, teksa ai shkonte në dhomën e gjysmëmotrës së tij. Autorja e librit “Bayron in love” (Bajroni i dashuruar), Edna O Brien, shkruan: “Librat e thashethemeve, gënjeshtrave, keqdashjes, dhe hedhjes baltë mbi këtë figurë do të shkruhen gjithnjë e më shumë”. E vetmja dashuri e fundit dhe e vërtetë femërore e tij ishte kontesha Guiçioli, që ka shkruar kujtimet mbi jetën e saj dhe Bajronit në Itali.

"Përse një libër tjetër për Bajronin”?

Për librin më të fundit për Bajronin, autorja e tij, Edna O Brien, përgjigjet: “Ai kishte një popullaritet, mister dhe forcë tërheqëse që sfidoi kohën”. “Bajroni i dashuruar”, është një përgjigje e autores irlandeze, për tërheqjen që ajo ka për të. Lady Blessington ka thënë se Bajroni ishte “personi më i jashtëzakonshëm dhe i frikshëm që ajo kishte takuar ndonjëherë”. Duke lexuar këtë tregim të lidhur dhe të pëlqyeshëm të jetës së tij, ndien pashmangshmërinë e biografes dhe subjektit të saj. Antologjia “Great British Ëit” citon autoren O Brien: “Unë tërhiqem nga meshkujt e gjatë, të dobët dhe të pashëm, që kanë një emërues të përbashkët. Ata duhet të jenë “bastardë të fshehtë”. Por Bajroni ishte i shkurtër, i shëndoshë, çalonte dhe si ai nuk kishte shumë. Kur Stendali shumë i ri e takoi atë në Milano, u shokua nga sqima e tij. Dashuria e tij për veten, lidhej vetëm me neverinë e tij për të, dhe kjo e bëri Bajronin fatkeq. Një demon i shfaqur në formë njerëzore, ishte dhe opinioni i Madame de Stal, për këtë vegjetarian frëngjyzak, ku shfaqej kombinimi i gjenialitetit dhe satanizmit me çdo njeri që ai takonte. Kryeministri Lord Melbourne, gruaja e së cilit, Karoline Lamb, pati një lidhje të njohur me poetin, i tha më vonë Mbretëreshës Viktoria, se ai ishte një “tradhtar përtej çdo mundësie për ta konceptuar... ai joshte këdo dhe më pas e mashtronte”. O Brien ka shpenzuar dy vite duke hulumtuar mbi librat për Bajronin. Është një iniciativë e dalë mode në traditën e Emil Ludëig s Napoleon. Kur një nga të dashurat e tij mundohet ta mbrojë poetin si shok, ajo ndihet e magjepsur dhe e tronditur me të si dashnor. Sa më shumë autorja mëson për jetën e tij, aq më i neveritshëm ai bëhet për të: “një njeri ujk i aftë të bëjë krime monstruoze”. Në fakt autorja e mbyll librin duke përcjellë përshtypjet se ajo kërkon të përfundojë jetën e tij sa më parë. A mund të ndodhte ndryshe? Në orët e fundit të jetës së tij, Bajronit iu faneps dhe një herë tjetër ëndërra për të udhëtuar në Amerikën e Jugut, dhe të niste një jetë të re. Në pyjet e Venezuelës, ai do të ndërtonte një shtëpi dhe do të bëhej një “qytetar i ndershëm”. Me gatishmërinë për të ndihmuar këdo që nuk kishte lidhje me të, (përveç minatorëve të Rochdales nga të cilët buronte mirëqenia e tij), ai do të ngryste jetën si bashkohësi i tij, Lord Kokran, themeluesi i flotës ushtarake detare, të Brazilit dhe Kilit, apo edhe si Çe Guevara, me të cilin kanë shumë ngjashmëri dhe në orekset e tyre jo të drejta seksuale. Bajroni pretendon se ka shkuar me 200 femra në Venecia, dhe kjo të ngjan me sjelljen e komandantin Guevara, sa herë që hynte në ndonjë fshat. Çe kërkonte gjithnjë një femër: “Më sillni një grua, dua që ti këqyr të gjitha”! Por dhe një tregim shumë i mirë i veprimeve të jetës së tij, nuk e zbulon krejtësisht Xhorxh Bajron. O Brien do të donte ta shikonte atë si Çenë, si “mishërimi i njeriut të zakonshëm”, por me sqimën e tij dhe me “shuarjen e etjes së tij për famën”, Bajroni i saj ngjason më shumë me një ekspert të një programi të BBC-së, se sa një malinj që pas pasionit dhe dijeve fsheh egon e tij të sëmurë. Nuk është se autorja është 100 % bindëse në tregimin e saj se Bajroni krekoset me mburrje për dashuritë e tij. Ai nuk ka qenë kurrë aq i sinqertë, sa kur i ka shkruar Augustës me sytë e hirta, se dashuria e tij për motrën: më bën të paaftë për të dashuruar qenie tjetër njerëzore”. Në fund, vetëm motra e tij mund të pajtohej me këtë, dhe vetëm Bajroni e njihte Bajronin.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›