Paraplegjikët në grevë për kushtet ekonomike
Autori i Lajmit: red.
Greva e invalidëve
Paraplegjikët dhe tetraplegjikët kanë nisur dje një grevë urie ku kërkojnë nga qeveria përmirësimin e kushteve të tyre ekonomike. Edhe pse për gjendjen e tyre fizike futja në grevë është e vështirë, ata janë ndihmuar nga miq dhe të afërm, të cilët kanë shtyrë karrocat dhe i kanë ndihmuar për të ecur me paterica. Sipas tyre, greva është mënyra e vetme për të kërkuar plotësimin e kërkesave minimale të jetesës së tyre. Ata kërkojnë më shumë para për paketën higjieno-sanitare, më shumë karburant dhe një pagesë të barabartë me pagën minimale në shtet për kujdestarët. Mësohet se dje, ndryshe nga herët e tjera, në ambientet e palestrës së godinës së shoqatës së invalidëve, në zonën e Laprakës në Tiranë, ishin vendosur shtretër. Të 20-të para- dhe tetraplegjikët, disa të shtrirë në krevat, disa të tjerë të ulur në karrige me rrota, janë të bindur në vendimin që kanë marrë: “Do të ngujohemi derisa qeveria të vendosë për plotësimin e kërkesave”. “Ne futemi në grevë jo për luks, por që jeta jonë të bëhet më e mirë. Kemi shumë probleme, por duam zgjidhjen e atyre më emergjente. Rritja e paketës higjieno- sanitare, nga 12 mijë lekë në muaj në 30 mijë lekë, pasi nevojat fiziologjike para- dhe tetraplegjikët i kryejnë pa vetëdije. Të marrim 80 litra karburant, siç kemi marrë gjithnjë. T i njihet siguracioni shoqëruesit që na shërben dhe për sa kohë që na shërben të paguhet në bazë të pagës minimale”, - thotë e ulur në karrigen me rrota, Mybere Prizreni, kryetarja e Shoqatës së Invalidëve të Shqipërisë. Më tej, Prizreni tha se në ditët në vijim, grevës së urisë do t i bashkohen edhe anëtarë të tjerë të kësaj shoqate. Në vendin tonë numërohen 4500 paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët kërkojnë mbështetje nga institucionet e vendit.
Ata kërkojnë më shumë para për paketën higjieno-sanitare, më shumë karburant dhe një pagesë të barabartë me pagën minimale në shtet për kujdestarët. Në vendin tonë numërohen 4500 paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët kërkojnë mbështetje nga institucionet e vendit.
Kryetarja e shoqatës: “Ja kërkesat tona”
“Ne futemi në grevë jo për luks, por që jeta jonë të bëhet më e mirë. Kemi shumë probleme, por duam zgjidhjen e atyre më emergjente. Rritja e paketës higjieno- sanitare, nga 12 mijë lekë në muaj në 30 mijë lekë, pasi nevojat fiziologjike para- dhe tetraplegjikët i kryejnë pa vetëdije. Të marrim 80 litra karburant siç kemi marrë gjithnjë. T i njihet siguracioni shoqëruesit që na shërben dhe për sa kohë që na shërben të paguhet në bazë të pagës minimale”, - thotë e ulur në karrigen me rrota, Mybere Prizreni, kryetarja e Shoqatës së Invalidëve të Shqipërisë.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2009