Arsyet pse ekonomia shqiptare është jashtë zonës së rrezikut
Autori i Lajmit: red.
Shqipëria nuk është prekur nga kriza financiare ndërkombëtare, deklaroi Suzana Guxholli, këshilltarja për ekonominë, pranë kryeministrit, Sali Berisha. Guxholli, shprehet se, "aktualisht ekonomia shqiptare ka demonstruar një ekonomi të qëndrueshme dhe të shëndoshë, përballë situatës ekonomike ndërkombëtare." Sipas saj, kjo për faktin, se ekonomia shqiptare ka qenë jashtë tregjeve ndërkombëtare, Shqipëria nuk ka banka investimesh, por vetëm banka tregtare. "Shqipëria ka një ekonomi të konsoliduar nga pikëpamja makroekonomike, një inflacion të kontrolluar dhe një mekanizëm financiar, i cili tregon që po funksionon në mënyrë të shëndetshme dhe një buxhet të mirëhartuar dhe të mirëimplementuar" -thotë Guxholli. Sipas saj, këto konstatime janë evidentuar jo vetëm nga ekonomistët dhe qeveria shqiptare, por këto konstatime i japin edhe organizmat ndërkombëtarë. Duke u ndalur në këtë argument, znj.Guxholli shpjegon se," për hapat e ndërmarra dhe shumë të shëndetshëm dhe të susksesshme, qeveria shqiptare ka marrë vlerësime nga shumë organizma ndërkombëtarë, ku vlerësimi më i fundit ka ardhur dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)." Në këtë kuadër thekson Guxholli, Shqipëria nuk është në krizë. Është e vërtetë, thotë ajo se, është zhvleftësuar leku kundrejt valutave euro dhe dollar dhe kjo propagandohet nga opozita si një shenjë krize, por në fakt thotë ajo, kjo është një shenjë e shëndetit të ekonomisë shqiptare. "Kjo është shenjë e faktit që ekonomia shqiptare ka financa të konsoliduara dhe ka një mekanizëm që lëviz konform sistemit". Sipas saj, në kushtet kur ekonomia botërore është në krizë dhe ka efekte në ekonominë ndërkombëtare, zhvlerësimi i lekut nuk është në përmasë të madhe, por të vogël për të amortizuar situatën, "si kundër një makine që i duhet një përqasje tjetër kur ngjit një pjesë malore." Guxholli thekson se, ne nuk kemi asnjë shenjë të dukshme të krizës, pasi sistemi bankar është një sistem i kapitalizuar, sistem bankash tregtare të bashkuara me kapital shqiptar dhe të huaj të mbështetur mbi ekonomi reale, ku për më tepër ekonomia shqiptare nuk është bërë pjesë as e krizës së pasurive të paluajtshme, për arsye të një sistemi të fortë bankar dhe vec kësaj përqindja e interesit ka qenë konform treguesve të tregut.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2009