E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Button”, filmi më i pëlqyer në botë

Autori i Lajmit: red.
Ndoshta mund të ketë humbur rrugën në “Academy Avards”, pasi doli me tre çmime triviale, por "The Curious Case of Benjamin Button" udhëheq si filmi më i mirë i huaj në vende të ndryshme të botës. Kjo ka bërë që filmi të fitojë në total 176 milionë dollarë.
Filmi ku paraqitet Brad Pitt, ka fituar përafërsisht 13.4 milionë dollarë nga premiera e tij në 60 vende gjatë fundjavës, ndërkaq në Itali dhe Francë në secilën prej tyre fitoi 1.8 milion dollarë. Sukses kishte edhe në Japoni, ku fitoi 20.7 milionë dhe Gjermani me 18.2 milionë dollarë.
I shtyrë nga fitimi i tetë Oskarëve, “Slumdog Millionaire , ka arritur të jetë i pari në Britani të Madhe, ku fitoi 2.3 milionë dollarë. Gjatë fundjavës filmi u dha premierë në 26 tregje – përfshirë 10 territore dhe duket që së paku ka fituar pesë milionë nga ato. Në total, filmi pritet të fitojë nëpër premierat rreth botës rreth 85 milionë dollarë.
Filmi “The Reader” ka zënë vendin e parë në Gjermani me 3.2 milionë dollarë dhe këtë, për shkak të Kate Uinslet, e cila fitoi Oskarin për rolin e saj kryesor në film. Pritet që në gjithë botën filmi të grumbullojë deri në 15.5 milionë dollarë, përfshirë edhe Britaninë me 7.4 milionë dollarë.
Filmi i aktorit më të mirë, Sean Penn, “Milk”, nuk ka mundur të sjellë më shumë se 1.5 milion dollarë nga 26 tregje ndërkombëtare që është shfaqur. Në total ai ka shitur 11 milionë.
Pozitën e dytë të filmave më të ndjekur në botë e zë “Gran Torino”, i cili ka fituar edhe këtë javë 8.3 milionë dollarë nga 10 premiera në botë, ku vetëm në fillim në total ka fituar 17.3 milionë dollarë. Në Francë filmi ka debutuar në pozicionin e parë ku ka fituar pesë milion.
I treti është filmi "Valkyrie", i cili ka fituar 7.6 milionë dollarë nga premiera e tij në 57 kinema, ndërkaq në total filmi ka fituar 93.2 milionë. Vlen të përmenden këtu fitimet e këtij filmi në Kinë, që ishin 3.6 milionë dollarë dhe ai debutoi në pozicionin e parë.
Në pozicionin e katërt është filmi “Bolt”, ka arkëtuar 7.2 milionë dollarë nga 31 vende ku është shfaqur premierë. Ky film ka fituar nga tregu ndërkombëtarë 166.5 milionë dollarë.
"The Pink Panther 2" renditet i pesti me një uikend që e pasuroi atë me 6.8 milionë dollarë që i mblodhi nga 56 vende. Në total kjo komedi e Steve Martin fitoi 22.7 milionë dollarë.
(Reuters) Traileri i "The Curious Case of Benjamin Button"
Ky lajm është publikuar: 03/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›