E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, tani jepen më pak kredi

Autori i Lajmit: red.
Kriza ekonomike ka bërë që të frenohet kreditimi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ritmet e kredisë gjatë muajit dhjetor të rriten me 0.5 për qind, rritja më e vogël që prej vitit 2004, vit në të cilin nisi edhe kreditimi.
Banka e Shqipërisë
Të dhënat tregojnë se për këtë muaj, kredia për ekonominë krahasuar me nëntorin, u rrit me vetëm 0.5 për qind. Por, edhe kjo rritje minimale, është arritur nga kërkesa e qeverisë dhe ndërmarrjeve publike, pasi kredia për sektorin privat, për herë të parë pas pesë vjetësh, jo vetëm që nuk është rritur, por ka pësuar rënie. Gjatë kësaj kohe është vërejtur edhe një tendencë e re. Pothuajse e gjithë kredia e re që është dhënë gjatë dhjetorit, ka qenë në lekë dhe jo në valutë. Ekspertët e Bankës Qendrore thonë se shkaqet për këtë tkurrje të ritmeve të kredisë ka ardhur për shkak të presionit që mbart kriza globale e financave. Bankat janë bërë më të kujdesshme për kreditë që ato japin, çka konfirmohet edhe nga fakti se pjesa dërrmuese e kredisë është për qeverinë, ku risku i moskthimit është zero. Por nga ana tjetër ekspertët thonë se edhe vetë ekonomia ka ulur kërkesën për kredi.
Guvernatori Fullani
vetë guvernatori Fullani tha në një nga deklaratat e tij se, qarkullimi i lekut do të shtrëngohet edhe më shumë, për shkak se Banka e Shqipërisë po bën gati një tjetër rritje të çmimit për monedhën vendase. Arsyet se pse leku do të ketë një normë bazë më të lartë interesi, kanë të bëjnë me frenimin e rritjes së inflacionit dhe bërjen më atraktive të shitjes për herë të parë në tregun ndërkombëtar të obligacioneve të qeverisë shqiptare.

Shifrat e kredisë

* 351 miliardë lekë, kredi të dhëna nga bankat

* 64.7% e kredisë ka shkuar për sektorin privat, ku 33.9% ka shkuar për nevoja të qarkullimit dhe 35.3 % ka shkuar për qëllime investime

* 35.3% e kredisë është marrë nga individët, ku 8.7% ka shkuar për konsum dhe 23.2 % për blerje të pasurive të paluajtshme

Ky lajm është publikuar: 03/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›