Bak: Më kërkuan të shes ndeshjen me Belgjikën

Mbrojtësi i përfaqësueses polake, Jacek Bak, ka denoncuar një tentativë korruptimi para ndeshjes ndaj ekipit përfaqësueses së Belgjikës, të mërkurën në mbrëmje, bënte të ditur të enjten shtypi polak. "Rasti ka ndodhur para ndeshjes, kur më bënë propozimin për ndeshjen ndaj Belgjikës", - tha Jacek Bak, 33 vjec, për gazetarët polakë, lidhur me ndeshjen eliminatore të Euro 2008-s, që Polonia e fitoi 1-0 në Bruksel, sipas gazetës sportive "Przeglad Sportowy". Sipas gazetës, "Dziennik", Jacek Bakut iu afruan 10.000 euro për të bërë një faull në zonën e penalltisë të ekipit të tij.