Shqiperia kërkon një kundërshtar për 7 shkurtin

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është në kërkim të një kundërshtari për një miqësore në 7shkurt per ekipin kombetar. Zëdhënesi i shtypit në FSHF, Lysjen Nurishmi, u shpreh te enjten se trajneri i kombëtares shqiptare, kroati Oto Baric, ka kërkuar nga drejtuesit e FSHF-së për të gjetur një kundërshtar të mundshëm për ekipin tonë kombëtar per nje miqesore në datën 7 shkurt.
Gjithashtu, tha ai, tekniku Baric ka kërkuar që kundërshtari të jetë i një niveli më të ulët se kombëtarja jonë, prandaj dhe drejtuesit e FSHF-së po kërkojnë në këtë drejtim. Ndërkohë, FSHF ka nisur bisedimet dhe u ka bere ftesa Federatës së Bosnje-Hercegovinës, San-Marinos dhe Andorës. Por, nuk përjashtohet mundësia, theksoi Nurishmi edhe zhvillimi i një miqësoreje me nje skuadër më të fortë se e jona.