Xhamajka, oazi i ri i “beduinit” Bora Milutinoviç

Serbi Bora Milutinovic ka nënshkruar një kontratë 4-vjecare me Federatën Xhamajkane të Futbollit për të qenë trajner i ekipit përfaqësues, bëri të ditur "Radio Xhamajka". Sipas medias lokale, Milutinovic (62 vjec), nënshkroi kontratën për 1 milion dollarë për të qenë edhe drejtor teknik kombëtar. Milutinovic eshtë i vetmi trajner në histori, që ka drejtuar pese ekipe kombëtare në Kupat e Botës dhe, konkretisht, Meksikën më 1986-n, Kosta Rikën, më 1990-n, SHBA-në, më 1994-n, Nigerinë, më 1998-n dhe Kinën, në 2002-shin. Ai do të zëvendësojë kështu xhamajkanin Karl Braun, i cili kishte zënë vendin e Uendell Daunsuellit, gjatë tre muajve të fundit. Milutinovic nuk ishte i angazhuar që nga tetori i 2005-s, kur ishte shkarkuar nga klubi i Katarit, "Al-Sadd", për rezultate të dobëta.