Nallbani, kosovari i dytë te Elbasani

Në përbërje të ekipit të Elbasanit do të jetë edhe një tjetër futbollist kosovar. Sipas drejtorit teknik të klubit verdheblu, Artin Kovaci, kampionëve të superligës u është bashkuar edhe 23-vjecari Ilir Nallbani, i cili është aktivizuar me Besën e Podujevës së Kosovës. Gjatë këtij edicioni futbollistik, mesfushori kosovar, Nallbani, është aktivizuar me disa ekipe të europiane dhe ai pritet te luaje që në ndeshjen e kësaj fundjave në trasfertë ndaj Tiranës. Ilir Nallbani është blerja më e fundit cilësore e klubit të Elbasanit, tha Kovaci, por nuk do të jetë i vetmi gjatë merkatos së dimrit. Nallbani është futbollisti i dytë kosovar mes verdhebluve, krahas Iridon Lecit.