E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia, kampione bote për të 6-herë për femra

Rusia ka fituar titullin e saj të gjashtë të kampionit të botës në volejboll për femra, pasi mundi Brazilin 3-2 (15-25, 25-23, 25-18, 20-25, 15-13), të enjten në takimin final të luajtur në Osaka. Finalja nisi me avantazhin e brazilianeve, që kishin edhe përkrahjen e tifozëve në stadiumin qendror në Osaka, por ekipi i Zhoze Roberto Gimaraesh nuk mundi t'i bënte ballë përgatitjes fizike e teknike të rusëve, që fituan setin e dytë e të tretë dhe përfundimisht gjithë ndeshjen 3-2, në sajë edhe të shtatlartësisë së madhe të ekipit rus. Më pas, ekipi i Serbisë fitoi medaljen e bronzit, duke mundur Italinë, deri dje kampione në fuqi e botës, me rezultatin 3-0 (25-22, 25-22, 25-21).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›