Bogdani rikthehet në stol, Cana 6 minuta në derbi
TIRANE-Erjon Bogdani është rikthyer të ngrohë stolin për skuadrën e tij Siena, e cila dje barazoi pa gola në fushën e Parmës.
Sulmuesi kuqezi luajti një pjesë loje në ndeshjen mes Sienës e Xhenoas, por dje tekniku Serse Kozmi e ka rikthyer në pankinë, duke konfirmuar disi edhe fjalët e Bogdanit, se nuk ka raporte shumë të mira me të. Ndërkohë, Lorik Cana luajti për 6 minuta në derbin mes Lacios e Romës, që përfundoi me fitoren 3-2 të bardhekaltërve, në një prej sfidave më të zjarrta të Italisë.
(d.b/BalkanWeb)