Lionel Messi thyen rekordin e Pele
Futbollisti Argjentinas Lionel Messi theu të dielën rekordin e legjendës së futbollit brazilian Pele, duke arritur në kuotën e 76 golave në një vit kalendarik pas fitores se Barcelones me Majorken me shifrën 4 me 2.
Në vitin 1958, Pele kishte arritur të shënonte 75 gola në ndeshjet zyrtare, por tashmë edhe ky rekord është thyer nga lojari i Barcelonës Lionel Messi. Ky i fundit ka arritur të shënojë 64 gola me katalanasit dhe 12 me Argjentinën.
“Rekordet e Leos janë spektakolare”,- deklaroi trajneri i Barcelonës, duke shtuar se është mahnitës fakti që ai shënon kaq shumë gola dhe pjesa më e madhe e tyre janë gola të jashtëzakonshëm.
(e.m/News24/BalkanWeb)