E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bakaj një injeksion vdekjeprurës: Mposhtim Steuan dhe fitojmë trofe

SHKRUAN: Jeton Selimi 04-02-2011 12:01

Elis Bakaj mbërriti në Bukuresht të martën në mbrëmje, nënshkroi kontratën 5-vjeçare dhe më pas u detyrua të kthehej në Shqipëri, pasi është një prej lojtarëve të grumbulluar me përfaqësuesen kundër Sllovenisë javën e ardhshme. Para se të hipte në aeroplan, mesfushori 23-vjeçar ka folur për përshtypjet e tij të para në Bukuresht.

Përshëndetje Elis! Çfarë është Dinamo për ju?

E kaluara dhe e ardhmja. Dinamo e Bukureshtit mund të jetë një trampolinë për mua, por më parë më duhet të fitoj trofe.

Çfarë dini rreth ekipit tuaj të ri?

Që është një skuadër me traditë në Rumani dhe me eksperiencë në Europë, si dhe që armiku ynë më i madh është Steua (qesh). Kam dëgjuar se është më e rëndësishme të mposhtësh Steuan, sesa të fitosh kampionatin. Unë shpresoj që ta bëjmë këtë në ndeshjen e kthimit. Ah, edhe diçka, di se ata janë “qentë e kuq”.

Po për Rumaninë dhe futbollin rumun keni dëgjuar?

Di se jam në “Parisin e Vogël” dhe se Haxhi është heroi im. Kam qenë i hipnotizuar prej tij. Edhe pse tani në modë është Mutu, futbolli i bukur rumun lidhet me emrin e Haxhit. Sa për Rumaninë, di se kanë qenë diktaturë komuniste.

Në “Parisin e Vogël” vajzat janë të bukura…

E di edhe këtë. Nuk është hera e parë që vij në Rumani, kam qenë edhe disa herë të tjera dhe ma kanë vënë në dukje këtë gjë. Edhe në Shqipëri, vajzat janë të bukura. Pastaj unë kam ardhur këtu për të luajtur futboll, jo për t’u martuar (qesh).

Fakti që ju krahasojnë me Demollarin, a do të jetë një presion më shumë? Ai ka qenë një nga të huajt më të mirë që ka luajtur në Rumani…

Nuk besoj. Nëse unë do të arrij deri te gjysma e Demollarit, atëherë do të jem i kënaqur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›