Kupa Libertadores eleminohet Corinthia

Tifozët e Corinthians, të irrituar për eliminimin e skuadrës së tyre në turin e parë paraeliminator të Kupës Libertadores, janë hakmarrë, duke shkruajtur slogane fyese në muret e klubit si dhe kanë sulmuar me gurë makinat e futbollistëve. Tifozët në fillim kanë protestuar në aeroportin e Sao Paulos ku skuadra e tyre u kthye pas humbjes 2-0 nga formacioni kolumbian Deportes Tolima.
Më pas fansat e irrituar nga dështimi i Korinthias në kompeticionin më të rendësishëm të futbollit amerikano-jugor për klube kanë shkruajtur slogane fyese në dëm të kapitenit të skuadrës Ronaldo, presidentit të klubit dhe futbollistëve të tjerë, ndërsa kanë vënë në shënjestër edhe makinat e lojtarëve duke i thyer xhamat dhe dëmtuar seriozisht ato.
Korinthias është skuadra e parë braziliane që eliminohet në raundin e parë të Kupës Libertadores, ndërsa kjo disfatë nuk është pritur mirë nga tifozët të cilët prisnin më shumë pas blerjes së futbollistëve të njohur si Ronaldo apo Roberto Carlos. Ndërkohë ky tension komentohet nga mediat braziliane si shumë i rrezikshëm në prag të ndeshjes që Korinthias do të luajë kundër rivalëve të përjetshëm të Palmeiras.
Nertan Prifti