Tirana- Skenderbeu perfundon pa gola

Tirana dhe Skendërbëu kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e prapambetur të javës së 17-të të Supërligës, duke ndarë nga një pikë pa shumë vlera në garën për titullin kampion. Gjithsesi, sfida e zhvilluar në “Qemal Stafa” e justifikoi pritshmërinë e madhe të tifozëve të shumtë që kishin mbushur shkallët e stadiumit.
Tirana do të ishte më dominuese në lojën e saj dhe do t’i afrohej golit më shpesh skuadra korçare. Formacioni i Nevil Dedes do të regjistronte dhe rastin më të mirë për të shënuar në fundin e pjesës së parë, por goditja e prirët e Gilman Likës do të grushtohej saktësisht nga portieri Shehi që do të ruante të pandryshuar rezultatin për 45 minutat e parë.
Me rikthimin në fushë, trajneri bardheblu do të aktivizonte edhe dy blerjet më të fundit të merkatos së dimrit, Bekim Balën dhe Jahmir Hykën. Megjithatë ndeshja do të ruante të njëjtin ritëm me Tiranën më kërkuese, ndërsa Skëndërbeu i drejtuar nga Shkëlqim Muca do të mbrohej në mënyrën më të mirë.
Kur gjithcka po shkonte drejt barazimit, bardheblutë do të gjenin rrugën e rrjetës me Pejic, por më parë për sulmuesin kroat ishte sinjalizuar një pozicion jashtë loje. Rasti i fundit për shënim i sfumuar dhe sfida do të mbyllej me rrjeta të paprekura. Pas këtij takimi Skënderbeu ka ruajtur vendin e dytë me 35 pikë, ndërkohë që Tirana vazhdon të mbetet në vendin e katërt në kuotën e 30 pikëve.
Nertan Prifti