E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool prezanton Suarez dhe Carroll

Liverpool ka prezantuar zyrtarisht dy blerjet e fundit të merkatos së dimrit sulmuesit Luis Suarez dhe Andy Carroll, të cilët u transferuan me shumë bujë në “Anfield Road” pas largimit të Fernando Torres. Suarez kaloi te skuadra angleze nga Ajax për 22.8 milion paund, ndërsa Carroll u largua nga Neëcastle për 35 milionë paund, duke hynë në të njëjtën kohë në histori si blerja më e shtrenjtë në Premier Ligë. Sulmuesi anglez ka marrë numrin 9 të lënë vakant nga Torres, ndërsa uruguaiani do të mbajë fanellën me numrin shtatë, e cila përpara shumë kohësh bëri të famshëm trajnerin aktual të Liverpool Kenny Dalglish. Ky i fundit ka mbrojtur shpenzimet marramendëse të klubit për të blerë këta dy lojtarë.

“Janë shumë para, por jam i sigurt se do të tregojmë se shpenzimi i tyre ia ka vlejtur”, ka bërë të ditur Daglish. Carroll pritet të dëbutojë me Liverpool në ndeshjen e ardhshme të kampionatit anglez kundër Chelsea, ndërkohë që sulmuesi 22-vjecar ka premtuar se do të përpiqet të justifikojë blerjen e tij. “Sigursht ishte e vështirë të largohesha nga vendlindja ime, por jam shumë i lumtur që do të luaj për Liverpool. Dua të justifikoj besim e klubit, duke shënuar shumë gola”, është shprehur Carroll. Ndryshe nga sulmuesi anglez, Luis Suarez zhvilloi ndeshjen e parë me skuadrën e tij të re duke shënuar një gol në fitoren 2-0 të Liverpool kundër Stoke City.

"Të gjithë e njohin historinë e këtij klubi, ndërsa unë kam ëndërruar gjithmonë të luaj në Angli. Tani dua të fitoj sa më shumë me skuadrën  time të re”, ka thënë Suarez. Liverpool renditet në vendin e shtatë të kampionatit anglez, ndërsa me blerjet e reja objektivi kryesor i skuadrës është sigurimi i një vendi në Ligën e Kampioneve.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›