Vllaznia-Tirana, sot luhet kryendeshja e javës
SHKODER-Vllaznia dhe Tirana do të përballen sot në Shkodër, në atë që konsiderohet si kryendeshja e javës. Dy skuadrat janë në një betejë direkte mes tyre për Kupat e Evropës, kështu që takimi merr një rëndësi të veçantë. Shkodranët vijnë pas një forme më të mirë, ndërkohë që për të mbajtur në tonus ekipin, dje kanë vendosur edhe heshtjen për shtyp. Në krahun tjetër, Tirana udhëton për në "Loro Boriçi" me probleme, ndërkohë që nuk arrin të shënojë në kampionat prej katër javësh.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)