Bakiyev kërkon paqeruajtës të OKB-së
Presidenti i përmbysur i Kirgizisë, Kurmanbek Bakiyev, pati paraqitjen e tij të parë, që nga përmbysja e tij nga pushteti, me ç’rast kërkoi nga OKB-ja që të dërgojë paqeruajtës në vendin e tij.
Bakiyev u detyrua që të largohet nga kryeqyteti Bishkek, pas protestave të dhunshme të opozitës, të cilat shpërthyen javën e kaluar.
Ai u tha reporterëve nga një qytet në jug të Kirgizisë, se ai dëshiron që OKB-ja ta krijoj një komision të pavarur për hetimin e ngjarjeve të 7 prillit.
Atë ditë, u vranë së paku 81 njerëz, kur policia speciale dhe trupat kanë hapur zjarr ndaj turmës së protestuesve në kryeqytetin Bishkek.