E djathta fiton zgjedhjet në Hungari
Partia popullore “Fidesz” e ish-kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban ka marrë thuajse dy të tretat e votave në zgjedhjet parlamentare në Hungari, duke regjistruar një epërsi historike ndaj të majtës, por edhe duke u prezantuar si alternativa e duhur për kohërat e vështira që po kalon ekonomia hungareze.
Sondazhet e para, menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në të gjithë Hungarinë konfirmuan një triumf të së djathtës, e cila mendohet se ka regjistruar epërsinë më të madhe ndaj së majtës, që kur ky vend rifilloi të mbante zgjedhjet shumëpartiake, në fillim të viteve ’90-ta.
Sipas rezultateve të para, Fidesz ka fituar 52 për qind të votave. Orban, lider i kësaj partie dhe kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, tha se shtetasit e këtij vendi votuan për “disfatën e të pashpresëve”.
Socialistët në qeveri, janë plasuar në vendin e dytë me 19% të votave.
Partia e së djathtës ekstreme, Jobik, përfundoi e treta me afro 16% të votave.
Kjo parti, gjatë fushatës parazgjedhore, ka luajtur në letrën e nacionalizmit në rritje dhe të ripërtëritjes së anti-semitizmit dhe ndjenjave kundër romëve.
Sipas një përllogaritjeje më specifike, të djathtët e Fidesz mendohet të marrin 270 vende në parlamentin e ardhshëm, socialistët 55 vende, ekstremistët e Jobbik 49 vende dhe ekologjistët dhe liberalët nga 12 vende secili.