Gjermani, qeveria mbështet planin për "Opel"-in
Një prodhues pjesësh këmbimi për makinat nga Kanadaja është ofruar për t‘i ardhur në ndihmë prodhuesit gjerman të autoveturave "Opel", duke arritur një marrëveshje me qeverinë e kancelares Angela Merkel për të shpëtuar markën e njohur nga vështirësitë financiare. Zyrtarët e të gjitha palëve pranuan arritjen e marrëveshjes, pas bisedimesh të gjata, të cilat u shtrinë deri orët e para të së shtunës. Ministri i Jashtëm gjerman e konsideroi "zgjidhje të përgjegjshme".