Bakojani: Marrëveshja për kufijtë detarë ngacmoi Turqinë
ATHINE- Ish-ministrja e Jashtme Greke, Dora Bakojani ka re fuzuar pak ditë më parë t'u përgjigjet pyetjeve të dërguara nga "Gazeta Shqiptare" në lidhje me deklaratat e saj për paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Përmes zyrës së shtypit, u njoftua se "Zonja Bakojani nuk është e mundur që t'i përgjigjet pyetjeve tuaja". Vetëm pak ditë më parë në emisionin e transmetuar në televizionin SKAI, "Dosje të reja", Bakojani shprehu keqardhjen për prishjen e kësaj marrëveshjeje, e cila sipas saj kishte plotësuar të gjitha qëllimet e politikës së jashtme greke. "Nuk kisha asnjë dyshim, nuk kisha ndonjë vërtetim, por nuk kisha dyshime se kjo marrëveshje kishte ngacmuar edhe Turqinë. Më pas, marrëveshja shkoi në Gjykatën Kushtetuese dhe aty u rrëzua", - u shpreh Bakojani për SKAI-n.
(m.a/GSH7BalkanWeb)