E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, Fransua Hollande kandidat i së majtës për president

FRANCË- Opozita socialiste franceze ka zgjedhur tashmë Fransua Hollande si kandidatin e tyre për president.

Hollande , i cili do të përfaqësojë të majtët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka deklaruar se nëse zgjidhet do të nisë menjëherë punën për të ndryshuar marrëveshjen e së premtes që u arrit në samitin e BE-së.

Hollande vlerëson se marrëveshja e arritur nuk është e duhura për zgjidhjen e krizës, pasi asaj i mungon efikasiteti brenda tregjeve sipas tij. Për këtë arsye Hollande premton se nëse zgjidhet si president i Francës do të rinogociojë për marrëveshjen.

Ndërkohë të dielën ish kryeministri francez dhe politikani konservator Dominik de Villepe ka njoftuar se do të kandidojë për president në zgjedhjet e 2012-ës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›