E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakojani: Shkupi jo në BE, pa zgjidhur çështjen e emrit

Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojani tha në Bruksel, se Athina është në kontakte të vazhdueshme me Komisionin Evropian, për t`u siguruar se raporti për Maqedoninë që do të publikohet muajin e ardhshëm do të pasqyrojë realitetin në këtë vend.

Ajo ka nënvizuar se suksesi më i madh i Qeverisë së Nea Demokratia ka qenë uniteti i të gjitha partive politike në Greqi lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë. Bakojani ka deklaruar për A1 se shprehë keqardhje që nuk ka vizituar Shkupit gjatë mandatit të saj si ministre e jashtme, por ka për qëllim që të bëjë këtë gjatë mandatit të ardhshëm, duke shprehur bindjen për fitore në zgjedhjet e parakohshme. (ina/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›