Protokolli, Prelec: EULEX të ishte më transparent
Ai tha se protokolli nuk cenon sovranitetin e Kosovës dhe se nuk duhet vlerësuar në këto kritere, por thekson se protokoll i ka dëmtuar plotësisht pa nevojë marrëdhëniet mes EULEX-it dhe Kosovës.
“Kjo është përgjegjësi e të dyja palëve, por, para së gjithash, është përgjegjësi e EULEX-it. Bëhet fjalë për një protokoll ku, për të gjitha pikat e tij, të dyja palët do të mund të binin dakord. Askush nuk është, realisht, kundër bashkëpunimit mes EULEX-it dhe policisë serbe. Por, EULEX-i ka mundur dhe duhej të ishte shumë më transparent lidhur me procesin. EULEX-i do të duhej ta përfshinte Qeverinë e Kosovës në proces sa më shpejt që të ishte e mundur, qetësisht e zyrtarisht. Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës kur mori vesh për një proces të tillë, duhej të kishte këmbëngulur që të kishte një rol aktiv në negocimin e protokollit dhe jo të rrinte mënjanë e të përpiqej ta sabotonte, ashtu siç edhe bëri”, tha Prelec për Radion Evropa e Lirë.