Bakojani “pajtohet” me Ramën, fotot në Athinë
ATHINE - Vizita e kreut të Partisë Socialiste në Greqi, përveç prezantimit të librit “Kurbani”, ka pasur dhe një axhendë të ngjeshur me takime publike por edhe “sekrete”, nëse mund të quhen kështu.
I tillë ishte dhe takimi i zhvilluar më datë 29.01.2012 me ish-ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojani, takim i cili nuk është bërë publik nga zyra e shtypit e Partisë Socialiste.
Por nga ana tjetër, as partia “Lëvizja Demokratike”, e cila drejtohet nga Bakojani, nuk ka preferuar të njoftojë zhvillimin e këtij takimi, çka e bën shumë të vështirë zbardhjen e bisedave që mund të jenë zhvilluar mes tyre.
Ky takim, vjen vetëm pak muaj pas deklaratave të rënda të bëra nga ish-ministrja e Jashtme Bakojani ndaj Partisë Socialiste për akuzat e hedhura për firmosjen e marrëveshjes së kufijve detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por, duket se takimi i zhvilluar dy ditë më parë në Athinë ka “pajtuar” Ramën me Bakojanin.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)