Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimin në ligjin për INSTAT
Ndërhyrja për prakticitet administrativ, opozita abstenon
Instituti i Statistikave do jete në varësi të Kryeministrit. Ky është një rregullim, i cili bëhet brenda ligjit për statistikat zyrtare, me qëllim që Drejtori i Institutit të jetë në varësi administrative të titullarit dhe jo Këshillit e Ministrave, siç është aktualisht. Një ndryshim i tillë bëhet për prakticitet administrativ, me qëllim të mos blidhet Këshilli i Ministrave për komunikime direkte me Drejtorin e Institucionit Qendror.
Deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu sqaron thelbin e këtij ndryshimi.
Këto ndryshime kaluan në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës, ndërsa opozita abstenoi. Deputetët e majtë hodhën dyshime, se një ndryshim i tillë bëhet për të përqëndruar pushtetin e institucioneve tek Kryeminsitri.
Në komisionin e Ekonomisë kaloi i njëjti ndryshim edhe në ligjin e “Për Prokurimin Publik”.