Pesë ditët që do të vendosin për fatin e Greqisë
BRUKSEL - Prerja e borxhit dhe marrëvesha e re e kredisë u diskutuan gjerësisht gjatë një takimi që kishte Kryeministri grek Lukas Papadhimos me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, Jose Barroso, Zhan-Klod Junker dhe Olli Rehn. Takimi filloi mbrëmë vonë dhe ka përfunduar sot në orët e mëngjesit.
Gjatë konferencës për shtyp pas takimit, sot në orët e hershme të mëngjesit, kryeministri grek u shpreh se ai informoi krerët evropianë rreth përparimit të bërë gjatë dy viteve të fundit në Greqi, si në lidhje me konsolidimin fiskal ashtu edhe në lidhje me stimulimin e aftësisë konkurruese të ekonomisë.
Ai tha se deficiti primar fiskal është zvogëluar në 2.4% të PBB në vitin 2011 dhe shprehu shpresën se përparimi do të vazhdojë.
Papadhimos vuri në dukje se edhe se evropianët dhe partnerët institucionalë kanë treguar qartë mbështetjen e tyre për të ndihmuar që Greqia të vazhdojë përpjekjet e saj, por theksoi gjithashtu thirrjet e vazhueshme nga Samiti që autoritetet greke dhe të gjitha palët, të vazhdojnë përpjekjet e tyre për përfundimin e procesit të shkëmbimit të bonove (PSI) dhe të marrin një vendim ditët e ardhshme.
I pyetur se cilat saktësisht janë vështirësitë për të përfunduar negociatat, kryeministri pranoi se ka vështirësi në rregullimet e nevojshme për të ulur deficitin buxhetor, për të ulur kostot e punës dhe kostot e prodhimit.
Kryeministri tha gjithashtu se gjatë takimit ka pasur negociata në mes të partnerëve për masat që duhet të miratohen nga Greqia, si dhe se nuk u bë asnjë diskutim për cështjen e së ashtuquajturës “kujdestari financiare” mbi Greqinë. Ai vuri në dukje megjithatë, se qeveria greke ka qëndrimet e veta dhe linjat e saj të kuqe mbi këtë cështje.
Papadhimos theksoi se Samiti iu bëri thirrje partive politike greke që të angazhohen në mënyrë të parevokueshme për të përmbushur programin e ri. Ai bëri thirrje për mbështetjen e qeverisë në punën për kapërcimin e krizës, në mënyrë që të mos shkojnë kot sakrificat e popullit grek.