E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis nesër vizitë në Prishtinë

Prishtinë -Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Prishtinë. Sipas njoftimit të misionit të OSBE-së në Prishtinë, Bakojani do të takohet me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Pritet që ajo të ketë një drekë pune me përfaqësuesit e pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Greqia ka kryesinë e radhës të OSBE-së, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›