Nisi trajnimi i pjesëtarëve të FSK-së
Prishtinë -Rreth 300 pjesëtarët e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë filluar sot trajtimin e tyre elementar. Nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), të cilat janë deaktivizuar më 20 janar, në FSK kanë kaluar rreth 1 400 pjesëtarë, ndërsa konkursi për pranimin e kadetëve është i hapur. FSK do të ketë 2 800 pjesëtarë aktivë dhe 500 rezervë, e ngritur sipas kriterve dhe standardeve të NATO-s.
“Procesi i rekrutimit, i verifikimit dhe i përzgjedhjes për FSK-në është në përputhje me standardet e NATO-s. KFOR-i ka bashkëpunuar për së afërmi me Ministrinë e FSK-së për zhvillimin e këtij procesi. Faza e parë e këtij procesi ka qenë e përqëndruar në anëtarët e TMK-së të cilët kanë dashur të aplikojnë për FSK, dhe rekrutimi për kandidatët nga shoqëria civile po vazhdon në gjithë Kosovën”- njoftoi KFOR-i përmes një komunikate.