E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Së shpejti njohje të reja për Kosovën

Tiranë -Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, pas kthimit nga Forumi Ekonomik Botëror i Davosit të Zvicrës, deklaroi se së shpejti priten njohje të reja të shtetit të Kosovës. Basha tha se disa vende kanë premtuar se do ta njohin Kosovën si shtet gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, ndërsa disa të tjera, edhe pse nuk kanë premtuar se do ta bëjnë këtë, janë shprehur se e shikojnë të volitshme gjendjen në rajon pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›