Bakojanis: Emri të përmbajë përcaktim gjeografik

Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis ka deklaruar se Greqia është e gatshme për gjetjen e një zgjidhjeje për kontestin e emrit të Maqedonisë.
"Jemi gati të kontribuojmë për një emër të përbërë me përcaktim gjeografik, për përdorim nga të gjithë", është shprehur Bakojanis.
Duke raportuar para Komisionit të mbrojtjes kombëtare, shefja e diplomacisë greke ka nënvizuar se viti 2009 është vendimtar për të gjitha çështjet e politikës së jashtme të Greqisë. Lidhur me propozimet e ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimiç, Bakojanis është shprehur se Athina zyrtare do ta informojë atë pasi të ketë shqyrtuar propozimet.