E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 196 të prekur nga virusi H1N1

Numri i pacientëve me gripin A (H1N1) në Greqi arriti në 196, njoftoi sot media lokale. Autoritetet shëndetësore konsiderojnë se kjo rritje e numrit të pacientëve është pritur për shkak të përmasave pandemike të infektimit.
Tetëdhjetë e gjashtë prej 196 rasteve të evidentuara janë mjekuar tërësisht. Pjesa tjetër është nën kontroll mjekësor. Ekspertë deklaruan për median se konsiderojnë se situata mund të dalë nga kontrolli pasi çdo ditë e më tepër rritet numri i të infektuarve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›