E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, republikanët kërkojnë më shumë sanksione kundër Phenianit

Senatorët republikanë paraqitën një projektligj që parashikon sanksione të reja politike, financiare dhe ushtarake kundër Koresë së Veriut.
Nëse teksti do të miratohet, regjimi i Phenianit do të rishfaqej sërish në listën e zezë të Uashingtonit për shtetet që mbështesin terrorizmin ndërsa bashkëpunimi i ushtrisë amerikane me Korenë e Jugut dhe Japoninë do të rritet. Projektligji e detyron departamentin amerikan të Shtetit të bëjë hapa prapa duke e vendosur Korenë e Veriut në listën e zezë të shteteve që mbështesin terrorizmin, ndërkohë që Uashingtoni e ka hequr nga kjo listë në tetor. Mbi planin financiar, projektligji propozoi t'u ndalojë të gjitha bankave amerikane për të bashkëpunuar me një bashkëpunëtore të huaj që ka për klient qeverinë koreanoveriore apo ndonjë zyrtar të lartë të regjimit.
Projektligji parashikon një bashkëpunim të ngushtë mes shtabeve amerikane, koreanojugore dhe japoneze qe përfshijnë shitjen e materialeve teknologjike ushtarake ne Tokio.
Senatorët paraqiten tekstin e tyre, ndërkohë që Koreja e Veriut ka zënë pjesën kryesore të bisedimeve të drejtuesve te G8-s të mbledhur ne Itali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›