G8, diskutohet klima dhe tregtia globale

Vendet e varfëra, klima dhe progreset që lidhen me traktatin e Doha-s që lidhen më tregëtinë globale, do të jenë disa nga temat e diskutimit që do të trajtohen në ditën e dytë të punimeve të samitit të G8-ës që po zhvillohet në Akuila të Italisë. Dita ka nisur me takime dypalëshe që në orën 8 të mëngjesit , ndërmjet liderëve të botës. Më pas janë zhvilluar të tjera takime ndërmjet lidereve të G8-ës dhe G5-ës. Në grupimin e fundit bëjnë pjesë Brazili, Kina, India, Meksika dhe Afrika e Jugut, duke i shtuar edhe Egjiptin. Shtatë vendet më të industrializuara të botës dhe Rusia vazhdojnë edhe sot samitin e tyre në Aquila të Italisë. Presidentët dhe kryeministrat e G-8-ës janë takuar me përfaqësuesit e vendeve më të rëndësishme në ekspansion ose zgjerim, G-5 dhe vende të tjera industriale. Temë qendrore do të jetë gjithashtu mbrojtja e klimës. Vendet e G-8-ës u pajtuan që temperatura mesatare e përgjithshme në botë të mos kalojë mbi dy gradë në raport me kohën para industrializimit. Ky është niveli që shihet nga shumë ekspertë si minimumi për të penguar ndryshime klimaterike të pakthyeshme. Edhe vendet në zgjerim e kanë pranuar se duhet të kete masa obliguese në çështjen e mbrojtjes së klimës. Kryeministri britanik Gordon Brown e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në L'Aquila: 'Kjo është një marrëveshje e vendeve të G-8-ës. "Dhe kjo është hera e parë që ndodh në të vërtetë", ka thwnw ai, duke shtuar se sipas tij kjo është karakteristike që pikërisht në kohën e recesionit njerëzit dëshirojnë të shohin përpara. Udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara njoftohet se kanë bërë përparim në përpjekjet për të luftuar ngrohjen globale. Udhëheqësit ranë dakord të vendosin një objektiv për shkurtimin e gazeve që shkaktojnë efektin serrë me 80 përqind për vendet e industrializuara deri në vitin 2050. Në ditën e parw të sesionit te punimeve te G8-ës, është trajtuar edhe çështja e Iranit dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi, ka thënë se grupi G8 do t'i ofrojë këtij vendi, negociata tre mujore për të arritur përparim mbi programin e tij bërthamor. Sarkozi tha se nëse nuk gjendet ndonjë rrugëzgjidhje deri në shtator, atëherë udhëheqësit e botës do të shqyrtojnë situatën në një takim të G20-ës. Presidenti Sarkozi këto deklarata i bëri në samitin e tetë vendeve më të industrializuara të botës, të cilat shprehen shqetësim për gjendjen e krijuara në Iran, pas zgjedhjeve të 12 qershorit.
Udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara të botës që janë mbledhur në Akuila të Italisë shprehën keqardhje për dhunën e përgjakshme pas zgjedhjeve në Iran dhe i quajtën të papranueshme arrestimet e gazetarëve. Zyrtarët thanë se udhëheqësit po humbasin durimin ndaj refuzimit të Iranit për të plotësuar detyrimet e tij ndërkombëtare dhe për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore për të cilin dyshohet. Punimet e G8-ës u përqëndruan edhe në çështjen nuklerare të Koresë së Veriut dhe liderët dënuan testet e fundit me raketa nga ana e Koresë së Veriut, duke i cilësuar ato si rrezik për paqen dhe stabilitetin. Para takimit, disa liderë botërorë vizituan qytetin L'Akuila për të parë shkatërrimet e shkaktuara nga tërmeti i prillit i cili shkaktoi vdekjen e rreth 300 njerëzve. Ndër ta, ishin presidenti Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, por edhe të tjerë, të shoqëruar nga kryeministri italian Silvio Berluskoni.