Bakojanis: Shkupi të bashkëpunojë pa tendencë
Athina -Greqia i ka bërë thirrje Shkupit që të bashkëpunojë për zgjidhjen e kontekstit të emrit, për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Ministrja greke e Punëve të Jashtme deklaroi se shpresonte që Shkupi, “të vendosë pa ngadalësime tendecioze dhe tentime për tërheqjen e vëmendjes, të bashkëpunojë në zgjidhjen e problemit për emrin e ish-republikës jugosllave".
Deklaratat e saj u bënë gjatë prezantimit të librit "Çështja maqedonase dhe Bullgaria - dokumente sekrete (1950-1967)", të botuar nga qendra për hulumtime maqedonase dhe arkivës shtetërore të Bullgarisë. Shefja e diplomacisë greke tha se Greqia shumë herë e ka dëshmuar vullnetin e saj të mirë për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjellët për kontestin, duke shtuar se viteve të fundit në planin ndërkombëtar është arritur dinamikë në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje të tillë.